Shqiponja kalon Kastriotin, takohet me Prishtinën në gjysmëfinale

Hendboll

Shqiponja kalon Kastriotin, takohet me Prishtinën në gjysmëfinale

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 00:08
Shqiponja kalon Kastriotin, takohet me Prishtinën në gjysmëfinale

Vend në gjysmëfinale të Ligës së Pioniereve ka bërë edhe Shqiponja e Gjakovës.

Në ndeshjen çerekfinale, të shtunën paradite në Gjakovë, Shqiponja e mposhti Kastriotin e Ferizajt. Ndeshja përfundoi me rezultat 30:24 në të mirë të Shqiponjës.

Pjesa e parë ishte më e përafërt. Përfundoi 9:6 për gjakovaret. Pas pjesës së dytë rezultati ishte bindës, 21:13.

Orgesa Gola i shënoi 9 gola për Shqiponjën. Medina Musa shënoi 8 herë, derisa 7 gola i realizoi Verona Hasimaj.

Te Kastrioti, Verona Muhaxheri realizoi 12 gola. Nga 5 i kishin Bulëza Maksuti e Alisa Sylejmani.

Në gjysmëfinale, të dielën nga ora 12:00, Shqiponja takohet me Prishtinën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat