Prishtina mposht Vëllaznimin për vend në gjysmëfinale

Hendboll

Prishtina mposht Vëllaznimin për vend në gjysmëfinale

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 00:08
Prishtina mposht Vëllaznimin për vend në gjysmëfinale

Hendbollistet e reja të Prishtinës kanë shënuar fitore ndaj Vëllaznimit të Gjakovës për të bërë vend në gjysmëfinale të Ligës së Pioniereve.

Të shtunën në Gjakovë, Prishtina e mposhti Vëllaznimin me rezultat 35:27. Dallimi i madh u bë në pjesën e parë që përfundoi 15:6 për prishtinaset.

Pjesa e dytë përfundoi 26:18, derisa epërsia bindëse ishte edhe në fund, 35:27.

Arona Krasniqi i realizoi plot 13 gola për Prishtinën. 9 i kishte Learta Kurteshi.

Te Vëllaznimi, Bora Zejnullahu i realizoi 15 gola. 6 i kishte Valza Manxhuka.

Prishtina të shtunën prej orës 12:00 e luan ndeshjen gjysmëfinale, po në Gjakovë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat