Pionieret e Shqiponjës kualifikohen në finale

Hendboll

Pionieret e Shqiponjës kualifikohen në finale

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 15:57
Pionieret e Shqiponjës kualifikohen në finale

Hendbollistet e reja të Shqiponjës do të luajnë në finale të Ligës së Pioniereve.

Shqiponja të dielën në Gjakovë kaloi Prishtinën në gjysmëfinale duke e mposhtur me shifrat 29:19. Pjesa e parë përfundoi 9:7, kurse e dyta 18:14. Orgesa Gola udhëhoqi skuadrën gjakovare me 9 gola.

Nga 8 i shënuan Medina Musa e Jonesa Bajrami. Arona Krasniqi i shënoi 8 gola për Prishtinën. 4 i kishte Renea Kelani e 3 Learta Kurteshi.

Shqiponja në finale takohet me Ferizajn, të hënën nga ora 17:30 në Gjakovë. Nga ora 16:00 është ndeshja për vend të tretë: Samadrexha – Prishtina.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat