Sahiti ka gati ekipin për finale: Pres një lojë të bukur të Ferizajt 

Hendboll

Sahiti ka gati ekipin për finale: Pres një lojë të bukur të Ferizajt 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 qershor 2022 Në ora: 16:45
Sahiti ka gati ekipin për finale: Pres një lojë të bukur të Ferizajt 

Kryetrajneri i Ferizajt, Granit Sahiti, tha se ka gati ekipin  e pioniereve për finalen e Kampionatit të Kosovës në hendboll.

Ai pret një lojë të bukur në finale dhe sipas tij, le të fitojë më i miri.

Finalja mes Shqiponjës dhe Ferizajt, luhet nesër në orën 17.30 në palestrën e sportit “Shani Nushi” në Gjakovë.  

Image

“Pres një lojë të bukur, ku takohemi dy ekipe që kemi lojë kolektive, besoj që nuancat e vogla do të vendosin.

Kam besim në lojtaret tona, kemi punuar shumë për të arritur këtë lojë që po luajmë me aksione të bukura dhe mbrojtje të fortë”, tha Sahiti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat