Rugova: 500 sportistë nga 28 universitete do të zbarkojnë në Kosovë

Hendboll

Rugova: 500 sportistë nga 28 universitete do të zbarkojnë në Kosovë

Nga: K. G. Më: 22 qershor 2022 Në ora: 20:58
Rugova: 500 sportistë nga 28 universitete do të zbarkojnë në Kosovë

Kosova po përgatitet për një ngjarje të madhe të hendbollit, që organizohet në kuadër të Kupës Botërore Universitare.

Kryeqyteti i Kosovës për 7 ditë do të jetë arenë e ndeshjeve të Universiteteve të ndryshme nga bota.

Drejtori i drejtoratit për Rini, Kulturë dhe Sport në komunën e Prishtinës, Granit Rugova, tha se është një ngjatje e veçantë.

“Nga 11 deri më 17 korrik 2022, Prishtina do të jetë kryeqyteti i studentëve të botës falë FISU – Kupës Botërore Universitare në Hendboll 2022.  

500 sportistë nga 28 universitete prej gjithë Globit, në javën e dytë të korrikut, do të garojnë për titullin e më të mirit në botë në hendbollin universitar.

Si Komunë e Prishtinës jemi jashtëzakonisht krenarë që kemi mbështetur këtë aktivitet të mrekullueshëm sportiv, i cili, për një javë do të bëjë Kosovën nikoqire të njërës prej ngjarjeve më të rëndësishme në fushën e sportit.

I ftoj të gjithë studentët, nxënësit dhe të gjithë qytetarët tjerë që ta ndjekin masovisht këtë aktivitet fantastik - që Kryeqytetit tonë do ti jap hijeshi, vëmendje dhe energji pozitive.

Urime Federata e Sporteve Universitare e Kosovës për këtë arritje të madhe dhe suksese në një organizim fantastik!”, ka shkruar Rugova në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat