Maqedonia mbetet pa përfaqësues në Ligën e Kampionëve

Hendboll

Maqedonia mbetet pa përfaqësues në Ligën e Kampionëve

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 15:50
Maqedonia mbetet pa përfaqësues në Ligën e Kampionëve

Për herë të parë që nga sezoni 2000/01, Maqedonia nuk do të ketë përfaqësues në Ligën e Kampionëve në hendboll. Lajmin e konfirmoi Federata Evropiane e Hendbollit, e cila ka zbuluar emrat e klubeve të regjistruara për sezonin e ardhshëm në garën elitare.

Në vend të Vardarit 1961 do të luajë një nga skuadrat që kanë aplikuar për “Uajlld Kard”. Ndërkohë skuadra e “Eurofarm Pelister”, i cili u rendit i dyti në Superligë, pas “kuqezinjve”, nuk do të ketë shansin për të garuar në mesin e më të mirëve në Europë.

“EHF” njoftoi se Vardari nuk do të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve për shkak të borxheve të pashlyera. Kampioni i dyfishtë i Europës ka shkelur kriteret, gjë që u konfirmua në mbledhjen e fundit të Komitetit Ekzekutiv.

Për vendin e Vardarit konkurojnë skuadat e PPD Zagreb, Elverum, Ystad, Motor Zaporozhje, Kadeten Shafhauzen dhe Celje Pivovarna Lasko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat