Publikohet lista e Kosovës U20

Hendboll

Publikohet lista e Kosovës U20

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 17:50
Publikohet lista e Kosovës U20

Të hënën më 27 qershor grumbullohet Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll. Kjo Kombëtare muajin tjetër do të garoi në Evropianin e Divizionit B që mbahet në Bullgari.

Kryetrajneri Taib Kabashi në përgatitje ka ftuar 21 lojtarë, ndërsa ndërkohë do të vendosë për ekipin final. Grumbullimi mbahet në Gjakovë, ndërsa për fillim të korrikut planifikohen edhe dy ndeshje përgatitore. Grumbullimi i lojtarëve bëhet në ora 12.00 në Hotel Apoloni.

Kombëtarja U20 do të ushtrojë nga dy herë në ditë.

Kosova është në grup me Maqedoninë e Veriut, Zvicrën, Rumaninë e Ukrainën. Evropiani U20 është prej 16 deri më 24 korrik.
Shumica e lojtarëve të ftuar janë të klubeve të vendit.

Lista e lojtarëve:

1. Menot Pozhegu    KH Vëllaznimi
2. Amir Fazliu    KH Vushtrria
3. Ermir Smaka    KH Trepça
4. Ermir Januzi    KH Trepça
6. Ardin Berisha    BSV Bern (SUI)
7. Altin Cacaj    KH Besa Famgas
8. Jon Vokshi    KH Besa Famgas
9. Gent Bajrami    KH Deçani
12. Eris Brahushi    KH Vëllaznimi
14. Egzon Vuçitërna    KH Rahoveci
15.     Erdon Jahiu    KH Prishtina
16. Emre Karabeg    KH Prishtina
17. Altin Mani    KH Llapi
19. Agon Bytyçi    KH Kastrioti
20. Ajdin Gashi    RK Bosna Tesanja Seniori (BIH)
21. Olsi Mulaj    KH Besa Famgas
22. Granit Kadiri    KH Rahoveci
24. Arjanit Hyseni    KH Vushtrria
25. Amar Muqolli    KH Besa Famgas
26. Hekuran Ramadani    KH Prishtina
27. Oltion Rrecaj    TV Langgasse Bern (SUI)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat