Pas tre ditësh Kosova mëson rivalin e botërorit

Hendboll

Pas tre ditësh Kosova mëson rivalin e botërorit

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 20:16
Ilustrim

Në fillim të muajit nëntor, Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) do të luaj ndeshjet e fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm. Shorti për fazën e parë kualifikuese do të tërhiqet të mërkurën, më 29 qershor, nga ora 11:00 në Vjenë.

Në fazën e parë kualifikuese paraqiten 18 ekipe kombëtare nga Evropa. Përmes shortit caktohen nëntë çifte, ndërsa nëntë skuadrat më të suksesshme avancojnë në fazën e dytë kualifikuese.

Ndeshjet e para luhen më 2 e 3 nëntor, ndërsa të kthimit më 5 e 6 nëntor. Kosova është e para në grupin e kombëtareve jo bartëse, ku bëjnë pjesë edhe Izraeli, Finlanda, Luksemburgu, Azerbajxhani, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Britania e Madhe dhe Letonia. Ndërkohë në vazon e parë janë: Austria, Sllovakia, Islanda, Turqia, Ukraina, Ishujt Faroe, Portugalia, Greqia e Italia.

Pra njëra prej këtyre kombëtareve do të jetë kundërshtare e Kosovës. Përmes shortit caktohet edhe kombëtarja vendase në ndeshjen e parë.

Synimi i Kosovës është i qartë – kalimi i fazës së parë kualifikuese. Hendbollistet tona kanë pasur një edicion të suksesshëm, ndërsa situata e tyre në klubet ku luajnë pritet të jetë e mirë edhe në vjeshtë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat