Kosova luan me Ishujt Faroe në kualifikimet për Botëror

Hendboll

Kosova luan me Ishujt Faroe në kualifikimet për Botëror

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 11:31
Kosova luan me Ishujt Faroe

Kombëtarja e Kosovës në hendboll (femrat) ka mësuar të mërkurën kundërshtarin e fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Botëror të vitit 2023. Kosova do të përballet me Kombëtaren e Ishujve Faroe. Shorti është tërhequr të mërkurën paradite në Vjenë.

Ndeshja e parë luhet më 2 apo 3 nëntor, ndërsa e kthimit më 5 apo 6 nëntor. Në ndeshjen e parë, sipas shortit, Kosova është mysafire. Kjo nënkupton që ndeshja e kthimit, e që pritet të jetë vendimtare, do të luhet në Kosovë.

Kombëtarja jonë synon avancimin në raundin e dytë të kualifikimeve për Botëror. Në short, Kosova ishte e para në vazon e dytë. Ndërkohë Ishujt Faroe ishin në vazon e parë, përkatësisht në pozitën e gjashtë.

Azerbajxhani – Portugalia, Sllovakia – Letonia, Islanda – Izraeli, Greqia – Bosnjë-Hercegovina, Ukraina – Luksemburgu, Bullgaria – Italia, Austria – Finlanda, Britania e Madhe – Turqia janë çiftet tjera të raundit të parë kualifikues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat