Berisha: KOK-u thotë nuk ka pare, ky është një nënçmim i madh ndaj hendbollit dhe volejbollit

Hendboll

Berisha: KOK-u thotë nuk ka pare, ky është një nënçmim i madh ndaj hendbollit dhe volejbollit

Nga: Kemajl Goca Më: 29 qershor 2022 Në ora: 19:28
Dervish Berisha

Ish hendbollisti i gjeneratës së artë, Dervish Berisha, çuditet se si kombëtarja e Kosovës në hendboll dhe ajo e volejbollit, nuk marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare, për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm duke iu referuar arsyetimit të Komitetit Olimpik të Kosovës.

Berisha tha se kjo është një pabarazi mes sporteve kolektive dhe individuale, sepse u desh të bëhet seleksionimi se cilat sporte kanë cilësi e cilat jo. 

Për sporte kolektive nuk ka mjete financiare e për sporte individuale ka. 

Për Berishën është i çuditshëm arsyetimit i KOK-ut.

 “Befasuese. Si është e mundur mos të ketë mjete për pjesëmarrjen e sporteve kolektive ne arenat ndërkombëtare, kjo është një nënçmim i madh ndaj hendbollit dhe volejbollit, ku ishin të gatshëm të marrin pjesë në Lojërat Mesdhetare.

Si është e mundur shteti të mos ketë buxhet për sportet kolektive dhe si kanë reaguar Federatat e këtyre dy sporteve, të hendbollit dhe volejbollit, është dashtë që me çdo kusht të insistoni në ministrin e sportit që të merrni pjesë. 

Me këtë tregojmë se në Kosove punojnë njerëzi antisportiv dhe është për çudi kur kombëtaret tona humbin, thuhet nuk patëm përvojë.

Po si të arrihet përvoja kur KOK-u nuk të lejon pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare për shkak të buxhetit siç ishte kjo. Sporti dhe sportistët janë ambasadorët më të mirë që prezantojnë shtetin tonë të dashur Kosovën, andaj këto gabime duhet ndëshkuar dhe Federatat e Hendbollit dhe ajo e Volejbollit mos te lejojnë që të ndodhin këto skena aktrimi, nuk ka pare. 

Kjo është për keqardhje dhe dënim për ata që vendosin për këto ngjarje ku shteti ynë të mos merr pjesë në garat ndërkombëtare”, thotë Berisha për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat