Marigona Hajdari: Na presin ndeshje të vështira

Hendboll

Marigona Hajdari: Na presin ndeshje të vështira

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 22:50
Marigona Hajdari

Qendra e Kombëtares së Kosovës, Marigona Hajdari, po bën karrierë shumë të suksesshme në elitën e Danimarkës.

Dhe ajo e di nivelin që ka Kombëtarja e Ishujve Faroe, me të cilën Kosova luan në fazën e parë kualifikuese për Botërorin e vitit të ardhshëm. Ndikimi i hendbollit danez në atë të Ishujve Faroe është shumë i madh. Disa prej lojtareve të Ishujve Faroe luajnë në skuadrat daneze.

“Besoj që ndeshjet kundër Ishujve Faroe do të jenë të vështira. Ishujt Faroe kanë luajtur mirë dhe e ka befasuar Danimarkën dhe Rumaninë me lojën dhe shpejtësinë që ka. Mirëpo besoj dhe shpresoj që Kosova me ekip të kompletuar dhe me lojtare 100 për qind në formë, e mposhtë ekipin e Ishujve Faroe”, ka thënë Marigona Hajdari.

Ndeshjet me Ishujt Faroe luhen në nëntor, ndërsa Marigona pritet të jetë prej lojtareve kryesore. Ajo ka kohë që po shfaq stabilitet dhe formë të lartë në ligën daneze. Dallohet për organizimin e lojës, por edhe për shpejtësinë që ka.

Te Kombëtarja e Ishujve Faroe e njohin shumë mirë Marigonën. Selektori i saj e kishte ftuar në ekipin që drejtonte, disa vjet më parë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat