Kombëtarja U20 nisi përgatitjet, Kabashi vlerëson grupin

Hendboll

Kombëtarja U20 nisi përgatitjet, Kabashi vlerëson grupin

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 17:40
Kombëtarja U20 nisi përgatitjet, Kabashi vlerëson grupin

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll ka nisur të hënën përgatitjet për Evropianin e muajit të ardhshëm.

Nën urdhrat e kryetrajnerit Taib Kabashi janë 20 hendbollistë. Kabashi ka vlerësuar fillimin e përgatitjeve, ndërsa pranon se grupi në Kampionatin Evropian është i fortë. Kosova U20 prej 16 deri më 24 korrik luan në Evropianin e Divizionit B në Bullgari.

“Kemi filluar përgatitjet dhe jemi vendosur në Gjakovë. Në grumbullim janë 20 lojtarë, 18 të klubeve të vendit dhe dy të klubeve të huaja. Ardin Berisha luan në Zvicër, ndërsa Ajdin Gashi nga Bosnjë-Hercegovina. Ndërkohë Frilon Kqiku e Oltion Rrecaj nuk kanë mundur të vijnë për shkaqe të ndryshme, pune e shkollimi.

Në këtë tubim për herë të parë kemi ftuar lojtarë si Egzon Vuçitërna, Granit Kadiri, Altin Cacaj, Olsi Mulaj, Amar Muqolli, Eris Brahushi, Agon Bytyqi.

Grupi është shumë i fortë, me Rumaninë, Zvicrën, Ukrainën e Maqedoninë e Veriut. Synimet e kombëtares sonë janë të paraqitemi sa më mirë në këtë evropian”, ka theksuar Taib Kabashi.

Kombëtarja po ushtron dy herë në ditë dhe do të mundohet ta shfrytëzojë maksimalisht grumbullimin, me synim për paraqitje sa më të mira në Evropianin në Bullgari, ndonëse grupi vlerësohet shumë i fortë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat