Kampioni i Evropës, nis mbrojtjen e titullit në Grupin B

Hendboll

Kampioni i Evropës, nis mbrojtjen e titullit në Grupin B

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 12:20
Kampioni i Evropës

Në Vjenë të Austrisë, u hodh shorti për garat në grupe në Ligën e Kampionëve në hendboll, në të cilën për herë të parë, pas një kohe të gjatë, Maqedonia nuk ka përfaqësues.

Titullin e kampionit do të mbrojë Barecelona, e cila është në mesin e 16 skuadrave të tjera pjesmarrëse në fazën e parë të garave në Ligën e Kampionëve.

Shorti përckatoi Grupin A, ku do të garojnë: PSZH, Magdeburg, Vesprem, Gudme, Vislla Pllok dhe PPD Zagreb.

Ndërkohë në Grupin B, do jenë skuadrat e Pik Segedit, Barcelonës, Celjes, Kiellces, Killit, Nantit, Ellverumit dhe Alborgut. Sezoni i ri nis më 14 dhe 15 shtator, ndërsa turneu “Final Four” do të zhvillohet më 17 dhe 18 qershor të vitit 2023 në Kelln.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat