Erza Hasani, ktheje dinjitetin e KHF Kastriotit, kërko disiplinë e suksese, këtë e duan dashamirët...

Hendboll

Erza Hasani, ktheje dinjitetin e KHF Kastriotit, kërko disiplinë e suksese, këtë e duan dashamirët...

Nga: Kemajl Goca Më: 5 korrik 2022 Në ora: 16:57
Erza Hasani

Tifozët e hendbollit në Ferizaj, janë të etur për suksese!

Tifozët e hendbollit në Ferizaj duan trofe, titull dhe Kupën e Kosovës.
Tifozët në Ferizaj, duan një klub të organizuar ashtu si i ka hije, me një disiplinë të hekurt dhe një ekip të përforcuar me hendbolliste, të rikthehet fuqishëm në luftë për titull!

Presidentja e klubit, Erza Hasani, padyshim se e ka planin e saj!

Erza Hasani e di shumë mirë dhe e ka të qartë, se vetëm me disiplinën brenda klubit dhe përforcime, do të kthehet dinjiteti i klubit, që ka shtatë tituj në vitet e pasluftës. 

Dashamirët e lojës më të zjarrtë të këtij sporti, në tempullin e hendbollit, kërkojnë suksese. 

A do të jetë ky vit që presidentja e klubi do të kërkojë llogari fije e për pe për punën që bëjnë trajneret, për angazhimin e hendbollisteve për çdo rezultat në çdo ndeshje, pavarësish fitoreve apo humbjeve, të kërkohet përqindja në detaje e statistikave, kush kontribojë e humbi më shumë topa në ndeshje. 

Është koha që të kërkohet llogari në imtësi nga trajneret dhe lojtaret për rezultatet, pararasegjithash të krijohen kushtet  e favorshme, pastaj mos të amnistohet askush për mos punë apo mos angazhim ose mungesa në stërvitje.

Erza Hasani, një presidente e vyeshme dhe e fjalës, një vajzë e re e me elan, me vizione të qarta, e ka fuqinë dhe sigurisht nuk do të tolerojë më askënd për mossuksese në edicionin e ri, do t'ua tregojë derën atyre që nuk punojnë e angazhohen sipas rregullit të klubit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat