Besa Famgas me kryetrajner të ri

Hendboll

Besa Famgas me kryetrajner të ri

Nga: K.G. Më: 24 korrik 2022 Në ora: 20:06
Besa Famgas me kryetrajner të ri

Besa Famgas emëron kryetrajnerin e ri, Nikolla Prce, që shumë vite e barti me sukses fanellën e ekipit pejan, tani do ta drejtojë, për  të vazhduar me trofe.

Kampioni i Kosovës ka zyrtarizuar kryetrajnerin e ri, ndërsa deri me tash ekipin e ka drejtuar Arben Muqolli dhe me sukses të madh.

“Legjenda e hendbollit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Nikolla Prce është trajner i ri i klubit tonë.

Golashënuesi më i mirë në Përfaqësuesen e Bosnjës dhe Hercegovinës ( 444 gola ) si lojtar ishte pjesë e klubit tonë që nga viti 2019 derisa gjatë karrierës së pasur ka luajtur edhe në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë, Spanjë, Austri, Katar, Hungari dhe Poloni. 

Përvoja e një prej hendbollistëve më të dalluar në rajon do të jetë forcë shtesë e klubit tonë në rrugëtimin në garat vendore dhe ndërkombëtare”, njofton KH Besa Famgas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat