Bajçinca- Brestovci, delegate në Evropianin e Divizionit A

Hendboll

Bajçinca- Brestovci, delegate në Evropianin e Divizionit A

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 23:47
Bajçinca- Brestovci, delegate në Evropianin e Divizionit A

Shqipe Bajçinca – Brestovci është deleguar edhe në një ngjarje të rëndësishme të Federatës Evropiane të Hendbollit.

Profesoresha Bajçinca – Brestovci është delegate e EHF-së në Kampionatin Evropian të Divizionit A, për grupmoshën U18, që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Delegatja kosovare, që vazhdimisht shquhet për kryerjen e detyrave me përgjegjësi dhe sukses të plotë, ka qenë e angazhuar në dhjetë ndeshje të Evropianit deri më tani. Të dielën, në ditën e fundit të Evropianit, ajo do të jetë delegate e ndeshjes për vend të tretë.

Gjatë Evropianit, Bajçinca – Brestovci, ka pasur takime e bashkëbisedime me personalitete të ndryshme të hendbollit, kryesisht nga fusha e referimit. Bajçinca – Brestovci është edhe kryetare e Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit në Kosovë.

Ndër të tjera ajo e ka takuar edhe kryetarin e EHF-së, Michael Wiederer dhe nënkryetarin e parë, Predrag Boshkoviq. Në takimet me përgjegjësit e referimit në EHF, është arritur pajtueshmëria për forcim të bashkëpunimit, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve të arbitrimit në vendin tonë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat