Cristiano - portieri më i mirë në Brazil, përforcon Prishtinën!

Hendboll

Cristiano - portieri më i mirë në Brazil, përforcon Prishtinën!

Nga: K.G. Më: 7 shtator 2022 Në ora: 23:10
Cristiano Seben Rossa me shallin e 'Plisave'

Prishtina synon të jetë sa më e kompletuar për edicionin e ri të Superligës së Kosovës në hendboll!

Presidenti i klubit bardhekaltër, Edi Kolgeci, ka bërë të ditur përforcimin me portierin nga Brazili. 

Është fjala për Cristiano Seben Rossa.

“Portieri më i mirë brazilian, Cristiano Seben Rossa arrin në Prishtinë.

KH Prishtina ka nënshkruar marrëveshje me portierin më të mirë në Brazil për sezonin 21/22,

Cristiano Rossa, e në fotografinë e parë nuk kishte si të mungonte shalla e atyre që na motivojnë, ‘Plisave’”, - njofton KH Prishtina.

Për herë të parë në vitet e pasluftës, hendbolli i Kosovës ka shumë lojtarë nga shtetet e jashtme, sidomos nga Brazili dhe si duket edicioni i ri do të jetë më rivalitet më të madh mes disa skuadrave për kreun e tabelës, një presion i madh që tani për kampionin Besa Famgas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat