Fillon stinori evropian, Kastrioti luan në Bosnjë

Hendboll

Fillon stinori evropian, Kastrioti luan në Bosnjë

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 14:12
Fillon stinori evropian, Kastrioti luan në Bosnjë

Kastrioti i Ferizajt hap stinorin evropian për skuadrat kosovare të hendbollit. Hendbollistët e Kastriotit në kuadër të raundit të parë të Kupës Evropiane (EHF European Cup) luajnë me skuadrën nga Bosnjë-Hercegovina, Graçanica. Për shkak të punimeve në palestrën në Ferizaj, të dy ndeshjet do të luhen në Bosnjë-Hercegovinë, përkatësisht në qytetin Graçanica, në afërsi të Tuzllës.

Ndeshja e parë është të shtunën prej orës 18:00, ndërsa e dyta të dielën prej orës 18:00.

Ferizajasit kanë udhëtuar me synime të mëdha për në Bosnjë. Në skuadër kanë ardhur lojtarë të rinj, përgatitjet kanë nisur me kohë dhe puna që po bëhet është serioze. Kastrioti ka shprehur pretendime të mëdha për këtë edicion, ndërsa ndeshjet me skuadrën e suksesshme boshnjake do të jenë matës i mirë për nivelin e ferizajasve.

Priten dy ndeshje të forta dhe cilësorë të Kastriotit, që në garat evropiane kthehet pas tri vjetësh.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat