Edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, raportojnë për problemin e palestrës së sporteve në Ferizaj

Hendboll

Edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, raportojnë për problemin e palestrës së sporteve në Ferizaj

Nga: Kemajl Goca Më: 9 shtator 2022 Në ora: 17:58
Edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, raportojnë për problemin e palestrës së sporteve në Ferizaj

Palestra e sportit “Bill Clinton” në Ferizaj, është në gjendje të rëndë dhe nuk ka asnjë informacion zyrtar se kur do të jetë e gatshme për zhvillimin e aktiviteteve kampionale. Po ashtu gjeneratori, siç thonë brenda palestrës, ka disa javë që është prishur dhe as që është rregulluar. 

Klubi boshnjak, Graçanica, shkruan edhe për problemin qa ka Ferizaj me palestër.

“Për shkak të punimeve te salla e Ferizajt, përfaqësuesit e KH Kastriotit u dakorduan që të dy ndeshjet t’i luajnë në Graçanicë.

Megjithatë, kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se mysafirët vijnë me “flamur të bardhë”, përkundrazi.

Jemi të bindur se do të bëjnë gjithçka për kualifikimin në raundin tjetër të kompeticionit, ku fituesi i këtij takimi takohet me HC Baku.

KH Kastrioti Ferizaj (ish Borci) ka një histori të madhe të hendbollit në ish Jugosllavi dhe është qytet i famshëm i hendbollit, andaj ky klub është themeluar në vitin 1958.

KH Kastriot Ferizaj është që nga viti 1992, në vitet që kur është luajtur Kampionati i Kosovës, 5 herë ishte kampion, 6 herë fitues i Kupës.

Sezonin e kaluar KH Kastrioti përfundoi në vend të 5-të”, shkruan mes të tjera klubi Graçanica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat