Istogu i luan dy ndeshje si vendas me Çairin në Evropë

Hendboll

Istogu i luan dy ndeshje si vendas me Çairin në Evropë

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shtator 2022 Në ora: 12:40
Faruk Shala

Kampioni dhe fituesi i Kupës së Kosovës në hendboll (femrat), do t’i luajë dy ndeshje si vendas kundër ekipit shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Çairi.

Lajmi bëhet i ditur nga Faruk Shala, kryetrajner i Istogut.

Shala tha për gazetën kombëtare “Bota sot”, se kanë arritur marrëveshjen me klubin e Çairi, që dy ndeshje t’i luajnë në palestrën e sportit në Istog.

Ndeshjet zhvillohen me 15-16 tetor në kuadër të rrethit të dytë të Kupës së Evropës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat