Istogu e nisë me fitore të thellë mbrojtjen e titullit, Shqiponja fiton derbin gjakovar

Hendboll

Istogu e nisë me fitore të thellë mbrojtjen e titullit, Shqiponja fiton derbin gjakovar

Më: 17 shtator 2022 Në ora: 22:28
Istogu e nisë me fitore të thellë mbrojtjen e titullit, Shqiponja fiton derbin gjakovar

Istogu e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit të kampionit të Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave. Të shtunën, Istogu fitoi ndaj Samadrexhës me rezultat bindës, 34:16. Ndeshja është luajtur në palestrën në Istog dhe i ka takuar xhiros së parë të Superligës.

Istogu ka nisur herët shkëputjen dhe ka arritur fitore të pritur.

Të shtunën u luajtën edhe dy ndeshje tjera të xhiros së parë. Ndeshja më interesante u zhvillua në Gjakovë, ku u përballën dy skuadrat e këtij qyteti.

Shqiponja fitoi ndaj Vëllaznimit me një gol dallim, 22:21.

Ndërkohë Vushtrria nuk ka lejuar befasi duke fituar në udhëtim ndaj Jusuf Gërvallës. Ndeshja në Deçan përfundoi me rezultatin 34:28 në të mirë të vushtrriaseve.

Dy ndeshje tjera janë të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat