KHF Besa nuk figuron as në ligën e parë, por ka marrë donacion sipas zyrtarit të Shqiponjës

Hendboll

KHF Besa nuk figuron as në ligën e parë, por ka marrë donacion sipas zyrtarit të Shqiponjës

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shtator 2022 Në ora: 14:06
Shorti i ligës së parë, KHF Besa nuk ekziston

Klubi i hendbollit Besa e Pejës (femrat) nuk figuron as në Ligën e Parë të Kosovës!

Shtrohet pyetja, ku garon ky klub? 

Duke iu referuar deklaratës së sekretarit të klubit të hendbollit Shqiponja e Gjakovës, Demë Sadiku, KHF Besa ka marrë donacion! 

“Një rast po e tregoj unë, kur janë ndarë donacionet nga MKRS, janë regjistruar plot klube dhe kjo lehtë mund të vërtetohet vetëm sa për të marrë donacione, si psh. KHF Besa e Pejës e cila edhe e merr donacionin pa ekzistuar fare, kurse KHF SHQIPONJA nuk merr asnjë cent për dallim nga të gjitha klubet tjera të Superligës”, ka shkruar mes të tjera Sadiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat