Lajm i hidhur, vdes papritur trajneri i skuadrës së njohur në Kosovë 

Hendboll

Lajm i hidhur, vdes papritur trajneri i skuadrës së njohur në Kosovë 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 shtator 2022 Në ora: 12:58
Lajm i hidhur, vdes trajneri i skuadrës së njohur në Kosovë 

Një lajm i hidhur ka tronditur sportin e Maqedoninë e Veriut.  

Hendbolli është tronditur, trajneri i njohur maqedonas Andon Boshkovski ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 47-vjeçare.

Andon Boshkovski deri në momentin e vdekjes ka qenë kryetrajner i skuadrës së njohur të hendbollit Vushtrria.

Vdekja e tij ka tronditur edhe vet klubin vushtrrias.

"Boshkovski ka lindur më 5 tetor të vitit 1974. Si lojtar ka luajtur për Rabotniçkin dhe për përfaqësuesen (kadet) e Maqedonisë para se ta mbyllte karrierën e tij si lojtar në moshë të re për shkak të një dëmtimi në krah.

Ka punuar si trajner në Metalurg, Vardar, Strugë, Golden Art, Radovish. Angazhimi i tij i fundit ka qenë në Kosovë. Ai ka qenë edhe pjesë e stafit profesional të përfaqësueses së Maqedonisë në hendboll, ku ka punuar në periudhën nga viti 2008 deri në vitin 2013", njofton mediumi maqedon "Ekipa.mk" 

Vushtrria është anëtar i elitës së hendbollit të Kosovës, e cila në hapje u mposht me rezultat 29:27 nga Kastrioti i Ferizajt, në ndeshjen që u zhvllua në Kaçanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat