KH Vushtrria: Trajneri do të mbahet në mend përjetë në historinë e klubit 

Hendboll

KH Vushtrria: Trajneri do të mbahet në mend përjetë në historinë e klubit 

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 13:43
Boshkovski

Klubi i hendbollit Vushtrria është i tronditur me vdekjen e papritur të trajnerit të tyre, Andon Boshkovski.

Ata përmes një komunikate i shprehin ngushëllime komunitetit të hendbollit. 

“Dje me datë 23 shtator, ka ndërruar jetë trajneri ynë Andon Boshkovski. 

Trajneri filloj punën me 17 shkurt, dhe prej asaj periudhe ne u shpallëm kampion të ligës së parë si dhe bashkë krijuam një ekip kompetitiv për vendet e para në Superligë.

Trajneri do të mbahet në mend përjetë në historinë e klubit, stafit si dhe lojtarëve të klubit tonë!”, shkruan në faqen e KH Vushtrria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat