Istogu nga presioni i Çairit, miqësohet me Kastriotin dhe Shqiponjën 

Hendboll

Istogu nga presioni i Çairit, miqësohet me Kastriotin dhe Shqiponjën 

Nga: Kemajl Goca Më: 5 tetor 2022 Në ora: 13:11
Istogu nga presioni i Çairit, miqësohet me Kastriotin dhe Shqiponjën 

Kampionja e Kosovës në hendboll, Istogu, nuk po tregon formë bindëse në edicionin e ri në Superligën e Kosovës dhe kjo e fut në presion të madh para ndeshjeve evropiane.

Kryetrajneri i Istogut, Faruk Shala, synon që ekipin të përmirësojë në disa aspekte dhe të janë gati për sfidën me Çairin nga Maqedonia e Veriut.

Istogu nga presioni i Çairit, miqësohet me Kastriotin dhe Shqiponjën. 

“Istogu dy ndeshje kontrolluese para sfidës kundër Çairit në EHF European Cup 
Në kuadër të përgatitjeve për zhvillimin e ndeshjeve të EHF European Cup kundër skuadrës së Çairit që do të zhvillohen me 15/16 Tetor në Istog, Istogu do t’i zhvilloj dy ndeshje me skuadrat e supërligës së Kosovës.

Sot nga ora 15:00, Istogu ndeshet me skuadrën e Shqiponjës nga Gjakova në Palestrën e Sporteve në Istog. 
Ndërsa ditën e enjte luan me skuadrën e Kastriotit nga Ferizaj, në palestrën e sporteve ‘Bill Clinton’ në Ferizaj. 

Këto dy ndeshje do t’i shërbejnë skuadrës që të komponohet sa më mirë dhe të jetë e gatshme për sfidën evropiane. 

Istogu ka pasur ecuri të mirë në këtë fillim kampionat, në 3 ndeshje ka arritur po aq fitore. 

Ju falënderojmë të gjithëve për përkrahje, ju presim në përkrahje maksimale në ndeshjet evropiane që zhvillohen javën tjetër në Istog. 

Gjithashtu falënderojmë ekipet bashkëpunuese për zhvillimin e këtyre dy ndeshjeve, Shqiponjën dhe Kastriotin për mirëkuptim dhe përkrahje.
Bashkë drejt sukseseve të reja!”,
njofton KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat