Qerimi vlerëson se Kombëtarja dështoi në sulm

Hendboll

Qerimi vlerëson se Kombëtarja dështoi në sulm

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 22:06
Qerimi vlerëson se Kombëtarja dështoi në sulm

Selektori i Kosovës në hendboll, Bujar Qerimi, vlerëson se lëshimet në sulm kanë ndikuar më së shumti në ndeshjen ndaj Malit të Zi.

"Disa gjëra nuk ishin në nivel.

Në mbrojtje kemi nisur mirë, por më pas në sulm nuk ishim efikas sa duhet. Përballë e kishim portierin e Malit të Zi që për kohë të gjatë po shfaq nivel të lartë.

Sikur jemi frenuar në përballje me të. Nuk kemi shënuar gola dhe në anën tjetër jemi ndëshkuar me kundërsulme.

Mbrojtja në përgjithësi nuk ishte keq, por në sulm nuk ishim në nivelin e duhur", ka theksuar selektori Qerimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat