Besa e mëson të martën kundërshtarin

Hendboll

Besa e mëson të martën kundërshtarin

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 11:23
Besa e mëson të martën kundërshtarin e ardhshëm evropian

Kampionia e Kosovës në hendboll, Besa Famgas, të martën e mëson kundërshtarin në raundin e tretë të Kupës Evropiane.

Shorti tërhiqet prej orës 11:00 në Vjenë.

Në raundin e dytë, Besa Famgas e eliminoi skuadrën finlandeze Helsinki. Në raundin e tretë skuadra pejane ka qenë edhe në të kaluarën.

Në raundin e tretë garojnë 32 skuadra, ndërsa Besa nuk është bartëse në short.

Skuadra nga Austria, Kroacia, Qipro, Çekia, Estonia, Greqia, Izraeli, Italia, Norvegjia, Sllovenia, Sllovakia, Suedia dhe Turqia mund të jenë kundërshtar të Besës.

Ndeshjet e para luhen më 3/4 dhjetor, kurse ato të kthimit një javë më vonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat