Shqipe Bajçinca me fjalë të mëdha për kombëtaren e Kosovës: Faleminderit Istog

Hendboll

Shqipe Bajçinca me fjalë të mëdha për kombëtaren e Kosovës: Faleminderit Istog

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 nëntor 2022 Në ora: 16:51
Shqipe Bajcinca-Brestovci

Kombëtarja e Kosovës është kualifikuar në raundin tjetër të Kampionatin Botëror (femrat).

Vashat tona e eliminuan kombëtaren e Ishujve Faroe, me rezultat të përgjithshëm 55:53.

Kosova në dy ndeshje ka treguar angazhim të madh, sfidën e parë e fitoi me 27:24 por të dytën e humbën me 28:29.

Ish hendbollistja e mirënjohur, Shqipe Bajçinca – Brestovci, ish Komesare e Garave të Federatës së Hendbollit të Kosovës, është krenare me hendbollistet dardane me shpirtin luftarak që treguan në parket.

Shqipja komplimenton edhe qytetin e Istogut, ku në palestër ishin mbi 2000 shikues, lojtari i tetë dhe prej më të merituarve për kualifikimin e vashave tona.   

 “Puna dhe profesionalizmi po ngrisin cilësinë e lojës së bukur të dardanet tona

Po dëshmojnë se edhe ne mundemi dhe ja dalim.

Gjithsesi edhe mbështetja dhe përkrahja e shikuesve i motivoj dardanet tona të cilat nuk kursyen asnjë qelizë për ta dhënë maksimumin. Faleminderit Istog”, thotë Bajçinca-Brestovci për gazetën kombëtare “Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat