Derbit në Deçan e Rahovec

Hendboll

Derbit në Deçan e Rahovec

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 18:12
Derbit në Deçan e Rahovec

Të dielën e të hënën luhen ndeshjet e xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt).

Janë dy ndeshje që pritet të jenë interesante dhe me rivalitet. Deçani e pret Vushtrrinë, të dielën nga ora 18:00.

Të dy skuadrat kanë bërë ndryshime në përbërje dhe llogarisin në fitore. Deçani ka dy fitore e katër humbje, ndërsa me 4 pikë mban pozitën e shtatë. Vushtrria është e teta me dy pikë nga pesë ndeshje.

Prej orës 18:00 është edhe ndeshja Rahoveci – Prishtina. Skuadra prishtinase llogaritet favorite, por “vreshtarët” të motivuar nga paraqitja e mirë në Evropë, do të mundohen të mbajnë pikët për vete.

Prishtina është e dyta me 10 pikë, përkatësisht me pesë fitore e një humbje. Rahoveci ka dy fitore e tri humje dhe renditet i gjashti me katër pikë.
Trepça është favorite ndaj Llapit në takimin që luhet të dielën nga ora 16:00, njëjtë si Besa Famgas ndaj Vëllaznimit. Kjo ndeshje luhet në Gjakovë të hënën nga ora 18:30.

Në Ligën e Parë të hendbollistëve luhet java e shtatë. Të shtunën janë tri ndeshje: Dukagjini – Istogu (16:30), Prizreni – Vjosa (18:00), Samadrexha – Ulpiana (19:00). Të dielën është takimi Drita – Lepenci (16:30).

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat