Prishtina e Vushtrria fitojnë derbit

Hendboll

Prishtina e Vushtrria fitojnë derbit

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 22:23
Prishtina e Vushtrria fitojnë derbit

Të dielën u luajtën tri ndeshje të javës së tetë të Superligës së Kosovës në hendboll. Dy prej tyre ishin interesante dhe me rivalitet, kurse u fituan nga skuadrat mysafire.

Kështu Prishtina fitoi 33:32 ndaj Rahovecit në “Mizahir Isma”. “Vreshtarët” shënuan tri gola në minutën e fundit për t’u afruar në rezultat, por pa arritur të barazojnë.

Oltion Beshiri shënoi 6 gola për Prishtinën, ndërsa nga 5 i kishin Albi Gjuka, Rron Ramadani, Agon Bajqinovci, Sergio Barreto e Hamdi Salihu.

Braziliani Marley Carvalho Fernandes i shënoi 8 gola për Rahovecin. Shtatë i shtoi Besmir Kusari, kurse 5 gola i realizoi Mali Luzha.

Ndërkohë Vushtrria fitoi në udhëtim ndaj Deçanit me rezultat 37:33.

Te Vushtrria u dalluan Egzon Ademi dhe Nemanja Drakuloviq me nga 11 gola. 4 gola i shënoi Erkan Abazxhiku.

Fatlind Mazrekaj i kishte 10 gola te Deçani, kurse 6 i realizoi Ilir Thaqi. Matheus Henrique i shtoi 5 gola.

Trepça ka fituar pa telashe ndaj Llapit, 53:27. Vëllaznimi – Besa Famgas luhet të hënën.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat