Besa Famgas e Pejës kryeson renditjen me 12 pikë, me 6 fitore rresht por ka një takim me pak të luajtur në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).
Pejanët po e dominojnë elitën pa problem dhe deri me tani nuk kanë ndonjë rival të denjë.
Prishtina është në pozitën e dytë me 12 pikë dhe e përcjellin në hap kampionin në fuqi.
Trepça renditet në vend të tretë me 10 pikë dhe ka një shkëputje 4 pikëshe nga Kastrioti dhe Vëllaznimi.
Rahoveci është larg pritshmërive ani pse ka një takim me pak, ka 2 fitore e 4 humbje, është bilanc katastrofë kur kihet parasysh edhe përforcimet që kanë bërë në edicionin vjeshtor.
Renditja pas javës së 7-të
1. Besa Famgas 6 6 0 0 +85 12
2. Prishtina 7 6 0 1 +51 12
3. Trepça 7 5 0 2 +40 10
4. Kastrioti 6 3 0 3 +1 6
5. Vëllaznimi 6 3 0 3 -9 6
6. Rahoveci 6 2 0 4 +11 4
7. Vushtrria 6 2 0 4 +4 4
8. Deçani 7 2 0 5 -42 4
9. Llapi 7 0 0 7 -141 0