Derbi në Prishtinë, ferizajaset luajnë në Gjakovë

Hendboll

Derbi në Prishtinë, ferizajaset luajnë në Gjakovë

Më: 18 nëntor 2022 Në ora: 12:28
Derbi në Prishtinë, ferizajaset luajnë në Gjakovë

Prishtina – Vushtrria është kryendeshja e javës së tetë në Superligën e hendbollisteve. Kjo ndeshje luhet të dielën prej orës 13:00 në kryeqytet.
Prishtina është e treta në tabelë me nëntë pikë. I ka katër fitore, një barazim dhe dy humbje. Ndërkohë Vushtrria është e dyta me 12 pikë. Ka humbur vetëm një ndeshje.

Të dy skuadrat e shohin derbin si mundësi për të shfaqur më të mirën që e posedojnë aktualisht. Ndërkohë dy skuadrat ferizajase kanë udhëtime për në Gjakovë.

Të shtunën prej orës 18:00 është ndeshja Vëllaznimi – Ferizaj. Kjo është ndeshja e vetme e së shtunës. Të dielën prej orës 14:30 takohen Shqiponja e Kastrioti.
Të shtunën luan edhe lideri dhe kampioni, Istogu, që është mysafir i Jusuf Gërvallës në Deçan (15:00). Dukagjini – Samadrexha luhet prej orës 16:00.
Në Ligën e Parë të hendbollisteve është java e tetë po ashtu..

\Të shtunën është ndeshja Drita – Deçani (16:00). Të dielën janë ndeshjet Llapusha – KEK-u (13:00), Prizreni – Ulpiana (16:00), CLICK – Vjosa (18:00)..

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat