Maqedonia e Veriut ndeshet me Ukrainën

Hendboll

Maqedonia e Veriut ndeshet me Ukrainën

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 14:10
Maqedonia e Veriut ndeshet me Ukrainën

Pas Kampionatit Evropian, sfida e radhës për Maqedoninë e Veriut për femra, në kualifikueset për Kampionatin Botëror në hendboll, do të jetë Ukraina.

Maqedonia, është para sprovave të mëdha, dy ndeshje të play-off-it për t'u kualifikuar në Botërorin e vitit të ardhshëm.

Ukrainasve iu desh të luanin më parë në kualifikueset, në të cilën mundën dy herë Luksemburgun, me rezultatin 36:13 dhe 30:11.

Ndeshja e parë do të luhet më 7/8 prill në Maqedoni, ndërsa ndeshja e kthimit më 11/12 prill, me gjasë në terren neutral, ose të dyja ndeshjet mund të luhen në Maqedoni.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat