Kosova i frikësohet Polonisë

Hendboll

Kosova i frikësohet Polonisë

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 17:54
Polonia

Kosova i frikësohet Polonisë! Kosova e ka më së të qartë nivelin e hendbollisteve të Polonisë dhe është nornale frika ndaj tyre.

Shpresojnë se do të përgatiten sa më mirë për këto sfida!

"Polonia, kundërshtare e nivelit të lartë! Polonia, me të cilën Kombëtarja e Kosovës përballet në fazën e dytë kualifikuese për Botërorin 2023, ka luajtur tri ndeshje të forta në Euro 2022, që përfundon të dielën.

Polonia ishte në grupin D, ndërsa fillimisht pësoi 25:23 nga Gjermania. Ndaj Spanjës fitoi me rezultat 22:21, ndërsa nga Mali i Zi humbi 26:23.

Kështu Polonia nuk kaloi grupin dhe në plasmanin e përgjithshëm ishte e 13-ta.

Hendbolli në Poloni, edhe ai i vajzave, vlerësohet shumë i zhvilluar. Kështu që Kombëtaren tonë në prillin e vitit të ardhshëm e presin dy ndeshje të vështira. Një është e sigurt, që vajzat tona dhe i gjithë ekipi do të japin më të mirën në kërkim të suksesit. Ndeshja e parë luhet në Poloni, ndërsa e dyta në Kosovë.

Në vitet 2013 e 2015, Polonia ishte renditur e katërta në botë, që është suksesi më i madh. Në vitin 2017 ishte e 17-ta, ndërsa vitin e kaluar ishte e 15-ta në botë.

Në Evropian ishte e pesta në vitin 1998. Në edicionet e fundit ishte e 15-ta, pastaj e 14-ta dy herë dhe tani e 13-ta. Pra nuk e ka kaluar grupin.

Shumica e lojtareve të Polonisë luajnë në ligën vendore, por disa janë në Francë, Gjermani e Slloveni.

Kombëtarja jonë është në ngritje dhe ndeshjet ndaj Polonisë do të jenë test i vërtetë", shkruan në faqen e FHK-së.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat