Uran Luzha përgëzon djelmoshat e Vëllaznimit: Djem me zemër të madhe 

Hendboll

Uran Luzha përgëzon djelmoshat e Vëllaznimit: Djem me zemër të madhe 

Nga: K. G. Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 21:38
Vëllaznimi

Vëllaznimi i Gjakovës ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 32:31 ndaj Deçanit. 

Ky ishte derbi i skuadrave fqinje në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkujt).

Ish trajneri dhe ish hendbollisti i Vëllaznimit, Uran Luzha, ndihet krenar me djelmoshat e Vëllaznimit. 

“Djem me zemër të madhe që japin maksimumin për Klubin e zemrës. Faleminderit djem për angazhim. 

Faleminderit tifozeria më e mira në shqiptari”, ka shkruar Luzha në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat