Istogu nuk njeh rivale, kampion vjeshtor

Hendboll

Istogu nuk njeh rivale, kampion vjeshtor

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 23:17
Istogu

Istogu është kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës në hendboll (femrat).

Të shtunën, Istogu fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 40:18. Kjo ndeshje i ka takuar xhiros së nëntë, të fundit për stinorin vjeshtor në elitën e hendbollit tonë.

Istogu i ka fituar të gjitha nëntë ndeshjet dhe udhëheq në tabelë me 18 pikë. Vëllaznimi është i shtati me tetë pikë.

Albina Rugova dhe Yllka Shatri i shënuan nga shtatë gola për Istogun. Te Vëllaznimi më efikaset ishin Edona Radoniqi e Bora Zejnullahu me nga pesë gola.

Fitore, por me rezultat të ngushtë, ka shënuar Ferizaj. Ferizaj e mposhti skuadrën tjetër gjakovare, Shqiponjën, me rezultatin 30:28.

Derbin e xhiros mes Kastriotit dhe Prishtinës e fitoi skuadra ferizajase me rezultat 31:28. Puhiza Gashi me 8 gola udhëhoqi Kastriotin. Gjashtë gola i shënoi Lorena Matarova. Shkurta Mehmeti i shënoi 10 gola për Prishtinën.

Ndeshja mes Vushtrrisë dhe Dukagjinit është shtyrë, kurse ndeshja Samadrexha – Jusuf Gërvalla luhet nesër.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat