Kampioni Olimpik, Shaban Tërstena, në përkrahje të vashave të Çairit 

Hendboll

Kampioni Olimpik, Shaban Tërstena, në përkrahje të vashave të Çairit 

Nga: K.G. Më: 4 dhjetor 2022 Në ora: 17:12
Shaban Tërstena

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1984, ish mundësi i mirënjohur, Shaban Tërstena, në përkrahje të vashave të skuadrës shqiptare Çairi.

Hendbollistet e Çairit sot (18.00) do të takohen me ekipin izraelit, Maccabi Arazim Ramat Gan, në kuadër të rrethit të tretë të Kupës Evropiane.

Tërstena është ftuar për këtë ndeshje nga trajneri i Çairit, Bastri Latifi.  

“Me ftesën e mikut tim Bastriu, mora rrugën për të shikuar lojën historike, vajzat tona, me zemër kampione, hendbollistet e Çairit. Për herë të parë kanë nisur të shkruajnë historinë e tyre në Kupën e Europës, fillon nga ora 18:00 në Autokomanda, në sallën sportive  

“Metalurgut”, ndaj ekipit nga Izraeli, Maccabi Arazim Ramat Gan, kjo është para ndeshjes së xhiros së tretë të Kupës së Evropës. Me zemër do të jemi me ju, jam optimist se do të kaloni edhe këtë xhiron e tretë me fitore për xhiron e katërt. Forca vajzat e Çairi – Sukses”, ka shkruar Tërstena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat