Dënohet me 100 euro, Cula jep dorëheqje nga bordi i FHK-së dhe paralajmëron furtunë...

Hendboll

Dënohet me 100 euro, Cula jep dorëheqje nga bordi i FHK-së dhe paralajmëron furtunë...

Nga: K.G. Më: 28 dhjetor 2022 Në ora: 20:22
Cula

Leonard Cula përmes një letre ka bërë të ditur se nuk është pjesë e Bordit të Federatës së Hendbollit të Kosovës.

Cula eshtë dënuar 100 euro për shkak të deklaratës kundër referëve, ndër të tjera ka shkruar "mos delegoni refer hajgare".

Paralajmëron furtunë, sipas tij do t’i qes në sipërfaqe të gjitha marifetlleqet.  

“Sot në Buletinin nr. 28 të publikuar nga komesari i garave të FHK-së jam dënuar me gjobë prej 100 €, për shkak se kam shfaqë në profilin tim në rrjetin social facebook një mendim ndryshe, duke shfaqur një parregullsi, e cila na ka përcjell gjatë kësaj sezone.

Gjatë gjithë kohës i kam thënë komisarit se diçka nuk është në rregull, prej ndeshjes me KH Deçanin, KH Trepçën, KH Kastriotin, ku kulmin e ka arritur në ndeshjen me KH Vushtrrinë (do t’i publikoj faktet), dhe se fundi me KH Besën ku delegohen gjyqtarët qe për ta ishte ndeshja e parë sivjet në Superligë, dhe informata për delegimin e referëve vjen 3-4 orë para fillimit të ndeshjes.

Dhe nuk është e vërtetë siç shkruhet në raportin e Komesarit se KH Rahoveci ka bërë kërkesë për mosdelegim të ndonjë qifti gjyqtarësh, nëse ka një të tillë, do ti kërkoj falje publikisht, por nuk ekziston asnjë kërkesë e tillë.

Nuk do të ndalem së kërkuari drejtësi, dhe së publikuari fakte për gjitha këto marifetllëqe, ku njerëzit derdhin mund, para e kohë e dikujt atje lart kjo punë nuk i bëhet vonë.

P.S qe disa muaj më ka skaduar mandati si kryetar i SHTHK-së, kam kërkuar disa herë ta mbajmë kuvendin zgjedhor, por më është thënë ka kohë, kemi angazhime.

Andaj nga sot vetën nuk e konsideroj si kryetar të SHTHK-së, njëheri as anëtar të Bordit të FHK-së. 

I falënderoj të gjithë bashkëpunëtorët në këtë rrugëtim, e di që nuk e kemi bërë ndoshta më të mirën por jam munduar që asnjëherë të mos i hi ne hak askujt”, - reagon Cula, trajner i KH Rahovecit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat