Vlora Jashari - 41 vjeçarja në krye të Kastriotit, largohet Lirie Muhaxheri

Hendboll

Vlora Jashari - 41 vjeçarja në krye të Kastriotit, largohet Lirie Muhaxheri

Nga: K. Goca Më: 10 janar 2023 Në ora: 18:50
Vlora Jashari

Ndryshime në klubin e hendbollit Kastrioti të Ferizajt (femrat), shtatë herë kampione e Kosovës në vitet e pas luftës.

Lirie Muhaxheri largohet nga pozita e kryetrajneres.

Burimet e sigurta brenda klubit thonë, se ndryshime kanë ndodhur në Shtabin Teknik.

“Është e vërtetë që kanë ndodhur ndryshimet.

Jashari është emëruar kryetrajnere e KHF Kastriotit për seniore, ndërsa Blerta Tërpeza për kadete”, tha një burim brenda klubit për gazetën “Boa sot”.

Me Vlora Jasharin (41 vjeçaren) pritet që të rrisin nivelin e lojës, të arrijnë rezultate më të mira, të kthehen në rrugën e sukseseve, pasi që ka vite ky ekip që nuk ka fituar trofe, duke pas dështime pas dështimeve. 

Është një frymë optimizmi edhe në klub me emërimin e Jasharit në krye të klubit.

Kastrioti ka përfunduar në vend të katërt me 12 pikë gjatë stinorit vjeshtor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat