Kroacia dëshpëron

Hendboll

Kroacia dëshpëron

Më: 13 janar 2023 Në ora: 23:00
Kroacia dëshpërton

Me ndeshjet e së premtes ka përfunduar xhiroja e parë e fazës grupore në Kampionatin Botëror të hendbollit që po mbahet në Poloni dhe Suedi.

Për të keq të premten ka befasuar Kroacia, që pësoi humbje të thellë nga Egjipti. Ndeshja e grupit G përfundoi me fitoren 31:22 të Egjiptit.

Befasues ishte rezultati edhe i ndeshjes tjetër të grupit G. SHBA-ja e kthyer pas një kohe të gjatë në Botëror, fitoi ndaj Marokut me rezultat 28:27.

Kampionia në fuqi, Danimarka, nuk ka pasur telashe ndaj Belgjikës, duke fituar 43:28. Për Belgjikën u paraqit Arbër Qerimi, që i shënoi tri gola.

Mikkel Hansen i shënoi 10 gola për Danimarkën, që synon ta mbrojë titullin e kampionit.

Ndeshja tjetër e grupit H mes Bahrejnit dhe Tunizisë përfundoi 27:27.

Maqedonia e Veriut ka pësuar humbje të thellë, 39:27, nga Norvegjia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat