Gjermania gjunjëzon Serbinë, Holanda deklason Maqedoninë e Veriut 

Hendboll

Gjermania gjunjëzon Serbinë, Holanda deklason Maqedoninë e Veriut 

Nga: K. Goca Më: 15 janar 2023 Në ora: 20:49
Gjermania

Kombëtarja e Gjermanisë në hendboll (meshkujt), ka gjunjëzuar me rezultat 34:33 Serbinë, në ndeshjen e Kampionatit Botëror. 

Më i merituari për fitoren e gjermanëve është Mertens, duke shënuar shtatë gola, ndërsa kapiteni i Gjermanisë Golla shtoi gjashtë gola. Hafner, Knorr dhe Kohlbacher shënuan nga katër gola.

Në ndeshjen e dytë, Holanda dominoi plotësisht ndaj përzgjedhjes së Maqedonisë së Veriut, duke e mundur me rezultat 34:24.
Hendbollisti Smits ka realizuar dhjetë gola, ndërsa Baijens shtoi shtatë gola.

Në anën tjetër dyshja më efektive të maqedonasit ishin Kuzmanovski dhe Peshevski, ku të dy hendbollistët shënuan nga katër gola.

Gjermania kryeson në grupin E me 4 pikë.

Në grupin F Holanda kryeson me 4 pikë dhe Maqedonia e Veriut është në fund me 0 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat