Kjo është hendbollistja nga Kosova që i ka të shënuara 500 gola në Superligën e Zvicrës

Hendboll

Kjo është hendbollistja nga Kosova që i ka të shënuara 500 gola në Superligën e Zvicrës

Më: 17 janar 2023 Në ora: 00:55
Pashke Marku

Sportistët nga Kosova po magjepsin botën me të arriturat e tyre.

Kudo, në futboll, sporte luftarake e tash edhe në hendboll shqiptarët po shkëlqejnë.

Njëra nga emrat është edhe hendbollistja nga Kosova, Pashke Marku, e cila po mahnitë me rezultatet.

Anëtarja e klubit zviceran Kreuzlingen dhe ka shënuar hiç më pak se 500 gola deri më tani në Superligën e Zvicrës.

Lidhur me këtë rekord ka njoftuar edhe Federata zvicerane e Hendbollit.

“500 gola. Kësaj here këtë rekord e mban Pashke Marku e klubit Kreuzlingen. Ajo luan në këtë klub nga viti 2011, dhe ka pasur karrierë të shkëlqyer si juniore. Në moshën 13-vjeçare ka luajtur me ekipin e U-19 dhe në moshën 15-vjeçare ka filluar të luajë për ekipin e parë. Pas një qëndrimi të shkurtër te Spono Eagles, ajo u kthye në vitin 2019 dhe është pjesë e rëndësishme e Kreuzlingenit që atëherë”, shkruan Handball.ch.

Pashke Marku, luan edhe për kombëtaren e Kosovës në hendboll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat