Arbër Qerimi shënon 5 gola, mbrëmje e keqe për Belgjikën

Hendboll

Arbër Qerimi shënon 5 gola, mbrëmje e keqe për Belgjikën

Nga: K. Goca Më: 17 janar 2023 Në ora: 19:32
Arbër Qerimi

Belgjika nuk e përsëriti suksesin sikur me Tunizinë, sonte pësuan humbje me rezultat 30:28 nga Bahrejni, në takimin e xhiros së tretë të Grupit H në Kampionatit Botëror në hendboll .

Bahrejni, në pjesë e parë u tregua më i mirë duke avancuar me tre gola (15:12), ndërsa edhe në të dytën pothuajse luajti njësoj dhe thelloi epërsinë duke shënuar fitore me rezultat 30:28.

Belgët treguan lojë më të frytshme në minutat e fundit por nuk iu mjaftoi ky “zgjim i vonuar nga gjumi”.

Arbër Qerimi, djali i legjendës së hendbollit, Bujar Qerimi (selektor  Kosovës), u paraqit me sukses duke shënuar pesë gola në këtë përballje.

Edhe një paraqitje e mirë e Qerimit por fatkeqësisht kombëtarja e tij nuk ia doli sikur ndaj Tunizisë, që e mposhti me 31:29.
Qerimi është i vetmi shqiptar që paraqitet në garën e nivelit më të lartë. 

Danimarka kryeson me 4 pikë, pasojnë Bahrejni 3, Belgjika 2 dhe Tunizia 1.

Fati i Belgjikës se a do të kualifikohet më tej, varet nga takimi mes Danimarkës dhe Tunizisë, e cila luhet sonte në orën 20:30. 

Në rast të humbjes së Tunizisë, Belgjika shkon më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat