Ankohet KHF Kastrioti: Nuk e dinim a ishim në frigofer a në palestër të sporteve në Ferizaj

Hendboll

Ankohet KHF Kastrioti: Nuk e dinim a ishim në frigofer a në palestër të sporteve në Ferizaj

Nga: K. Goca Më: 27 janar 2023 Në ora: 19:28
Volejbollistet e Fer Volleyt me nailon e dru duke e mbyllur hapësirën pa dritare por pa sukses

Pas volejbollisteve të Fer Volley-t, me ftohtin polar brenda palestrës së sporteve “Bill Clinton” në Ferizajt, u ballafaquan edhe hendbollistet e Kastriotit të Ferizajt.

Vashat e Kastriotit janë mërdhi gjatë stërvitjes, në një palestër që ka një hapësirë më shumë se pesë metra pa dritare tash e pesë e muaj. 

“Jemi mërdhi, nuk e dinim a jemi në palestër të sporteve në Ferizaj apo në frigofer.

E papërballueshme, as trajnerja nuk i rezistoj këtij ftohti të madh, gati sa u sëmurë. 

Ftohti depërtonte nga dritarja, nuk mund ta kapnim as topin me duar thuajse të ‘ngrira’“, ankohen brenda klubit të KHF Kastrioti.

”Nuk është normale kjo, kur sheh vajzat duke u dridhur e duke iu ‘kërcitur dhëmbët’ nga i ftohti.

Urgjentisht të gjendet një dritare, ndryshe vashat tona do të bëhen për spital”, thonë nga klubi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat