Çfarë ngjau në KOK? FHK tregon çudinë

Hendboll

Çfarë ngjau në KOK? FHK tregon çudinë

Nga: K.G. Më: 31 janar 2023 Në ora: 18:44
Koova

Është interesant se si janë rritur pikët për xhudon dhe futbollin, të cilat pak para se të publikohet ranglista e kategorizimit ka qenë një diferencë e ngushtë sidomos nga ana e futbollit me FHK-në!  

Kështu ka qenë: 

1.Federata e Xhudos e Kosovës 86.78
2. Federata e Futbollit e Kosovës 81.43
3. Federata e Hendbollit e Kosovës 81.10

“Hendbolli, sporti i tretë më i ranguar në vendin tonë
Komiteti Olimpik i Kosovës ka publikuar të martën listën e sporteve në bazë të kategorizimit. Hendbolli është sporti i tretë më i ranguar, pas xhudos e futbollit.

Sipas vlerësimit të komisionit të KOK-ut, hendbolli mban vendin e tretë me 81.10 pikë. 

Futbolli, sipas komisionit, ishte pak mbi hendbollin e xhudoja kishte disa pikë më shumë. Por më pas u vendos nga KOK-u që xhudo e futbolli të poentohen me nga 100 pikë.

Në kategorinë A janë edhe volejbolli, basketbolli, karateja dhe boksi.
Sportet, përkatësisht federatat sportive, janë ndarë në katër kategori të ndryshme.

Kategorizimi bëhet në bazë të shumë kritereve, ndërsa kalimi në vendin e tretë dëshmon rritjen e vazhdueshme të hendbollit kosovar dhe punën e mirë që po e bënë FHK-ja.

Vjet FHK-ja ishte e katërta në kategorinë A”, shkruan në faqen e FHK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat