Maliqi: Pse Bujar Qerimit nuk iu dha rasti që ta marrë klubin e Kastriotit?

Hendboll

Maliqi: Pse Bujar Qerimit nuk iu dha rasti që ta marrë klubin e Kastriotit?

Nga: K. Goca Më: 3 shkurt 2023 Në ora: 19:09
Misret Maliqi

Kur luan Kastrioti i Ferizajt hendboll femra dhe meshkuj, 50 deri 100 shikues në ndeshje.

Sepse këto klube veç emrin e kanë, pothuajse janë të shkatërruar dhe një Zot e di si po ekzistojnë!

Vetëm le të dalin e të tregojnë publikisht buxhetin vjetor sa e kanë këto dy klube... 

Të femrat e gjejnë edhe një trajner të volejbollit dhe punon, sepse Ferizaj nuk ka trajnerë të hendbollit.

Këtë e ka komentuar edhe legjenda e hendbollit, ish portieri i mirënjohur Misret Maliqi, duke thënë se pse Bujar Qerimi nuk iu dha rasti që të marrë klubin e Kastriotit ose si është mundur që Verim Zherka mos të jetë pjesë e klubit.  

“Alarm me vend.

E kuptojë më së lehti është të kritikosh e vetë të ikësh nga përgjegjësia.

Por asnjëherë nuk e kuptojë (nëse është kështu) pse Bujar Qerimit si përzgjedhës i kombëtares nuk iu dha rasti ta marrë klubin, kishte me qenë rast ideal dhe ndoshta shumë frytdhënës edhe për hendbollin e Kosovës në përgjithësi.

A po si është e mundur trajnerët e dëshmuar si Verimi (Zherka) të mos jetë pjesë e klubit e në anën tjetër ndoshta jepen paga të majme për dikë që deri tani kurrfarë rezultati nuk ka dhënë!”, ka komentuar mes të tjera Maliqi.

Nuk ka Ferizaj trajnerë të hendbollit, që në vitet e 70-ta e të 80-ta, ka dridhur një ish Jugosllavi, në okupim të parët kampion të Kosovës.

Nuk është Ahmet Petrova, nuk është Naim Ahmeti, nuk është Muhamet Sylejmani - Mani e as Lulzim Abazi, kur ishin këta tjetër krenari ka pas klubi. 

Vaji halli ku ka ardhur një KH dhe KHF Kastrioti!

Ferizaj identifikohet me hendboll!

Besim e Bujar Qerimi,  Beqir Buçinca, Misret Maliqi, Muhamet Kilaj, Hasan Bajrami, Sami Çerkini, Sefedin Reçica, Adnan Rudari, Faton Ferati, Verim Zherka,, Afrim Rexhepi e shumë të tjerë, ju që e bëtë krenarinë një kohë të Ferizajt dhe Kosovës, është koha të reagoni sepse hendbolli i Ferizajt nuk e meriton këtë trajtim!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat