KHF Istogu: Erërat e forta kanë shkatërruar palestrën e sporteve

Hendboll

KHF Istogu: Erërat e forta kanë shkatërruar palestrën e sporteve

Nga: K. G. Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 22:15
Palestra e sportit

Qyteti i Istogut përkatësisht klubet e sporteve me dorë dhe të gjitha ato që ushtrojnë në palestrën e sportit, kanë një brengë të madhe.

Brenga e klubeve është se palestra është dëmtuar nga erërat e forta.

Me këtë rast, reagon kampionja e Kosovës në hendboll (femrat), Istogu.

“Erërat e forta kanë shkatërruar palestrën e sporteve në Istog.

Erërat e forta që kanë filluar dje në qytetit tonë kanë dëmtuar pjesën me të madhe të çatisë së Palestrës së Sporteve në Istog si dhe shumë dëme të tjera përreth, si pasojë e kësaj rrezikohen të ndërpriten të gjitha aktivitetet sportive në komunën tonë të cilat zhvillohen në kuadër të Palestrës Sportive.

Skuadra jonë ka edhe akademinë e hendbollit në total rreth 100 anëtarë të gjitha gjeneratat se bashku, dhe mund të mos kemi ku t’i zhvillojmë aktivitetet e tona ditët në vazhdim, po ashtu edhe klubet tjera të qytetit, si: klubi i hendbollit i meshkujve, klubi i basketbollit meshkuj dhe femra, klubi i pingpongut dhe klubet tjera.

Në total mbi 250 sportistë të qytetit rrezikojmë të mbetën në mëshirën e fatit, mos të harrojmë që në këtë palestër janë zhvilluar shumë gara të rëndësishme edhe ndërkombëtare qoftë të KHF Istogut, ashtu edhe të Kombëtarja e hendbollit që në këtë palestër ka arritur rezultatet historike.

Gjatë këtij viti janë në program shumë aktivitete të rëndësishme kombëtare e ndërkombëtare, me 16 Shkurt planifikohet të zhvillohet Superkupa e Kosovës në hendboll, ndërsa kombëtarja e hendbollit e femrave me 12 prill zhvillon ndeshjen me të rëndësishme të vitit për kualifikim në Kampionat Botëror të hendbollit kundër Polonisë, pikërisht e caktuar të zhvillohet në këtë palestër.

Andaj klubi I hendbollit Istogu apelon të gjitha institucionet sportive në vend, si dhe ato të pushtetit lokal dhe atij qendror që t’i dilet në ndihmë urgjentisht komunitetit të sportit në Istog dhe atij në Kosovë në përgjithësi duke ndërmarrë masa urgjente në sanimin e dëmeve të shkaktuara. 

Palestra e Sportit në Istog është shtëpia jonë e dytë, është shtëpi e kampioneve.

Ju faleminderit për mirëkuptim, presim mbështetje!”, reagon KHF Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat