Bosnja në presion të Kosovës! Terziq: Është një situatë specifike

Hendboll

Bosnja në presion të Kosovës! Terziq: Është një situatë specifike

Nga: K. Goca Më: 7 mars 2023 Në ora: 13:33
Irfan Smajllagiç e Mirsad Terziq

Bosnja dhe Hercegovinës është në presion të kombëtares së Kosovës, në ndeshjen e vlefshme të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024 në hendboll. 

Ndeshja zhvillohet në kuadër të grupit 7 dhe luhet nesër (20.15) në Qendrën e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.  

Përveç selektorit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Irfan Smajllagiç, foli edhe hendbollisti 39 vjeçar Mirsad Terziq, që luan për ekipin polak Wisla Plock dhe ka 171 paraqitje e 472 gola për Bosnjën dhe Hercegovinë.

Ai ka treguar se si “dragonjtë” janë në një situatë specifike si gjithmonë, dhe shtoi se të gjithë lojtarët që erdhën në grumbullim do të japin maksimumin e tyre.

“Një situatë specifike si gjithmonë.

Ne u grumbulluam ngadalë.

Kush erdhi këtu dhe kush punon, unë mendoj se ai do të japë maksimumin.

Nuk ka dyshim se gjithçka do të jetë mirë e më e mirë”, - tha mes të tjera Terziq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat