Kush janë boshnjakët për Bujar Qerimin dhe Kosovën?

Hendboll

Kush janë boshnjakët për Bujar Qerimin dhe Kosovën?

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 8 mars 2023 Në ora: 17:44
Bujar Qerimi

Kush është Bosnja dhe Hercegovina?

Nuk është ndonjë kombëtare që duhet të na shqetësojë për faktin se me kapacitetin që kanë djelmoshat tanë, pak me lojë të mirë e pak me fat sportiv, pak me ndihmën e tifozëve, fitorja sonte (20.15) do të mbetet në Prishtinë.

Vetëm duhet që djelmoshat tanë të luftojnë në fushë ose siç thuhet në zhargonin sportiv: Të vdesin në fushë, padyshim se Bosnjën do ta kthejnë kokulur.

Kosova e ka rastin e artë që të shënojë fitoren e parë në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2024.

Kosova është në grupin e shtatë.

Kur Kosova e ka mposhtur Rumaninë në Bukuresht, një kombëtare më e fuqishme se rivali i sotëm, atëherë çfarë kanë hendbollistët dhe selektori Bujar Qerimi, që nuk e mposhtin edhe Bosnjën dhe Hercegovinën.

Atëherë pse këta duhet të kanë frikën e Bosnjës? 

Kemi ekip luftarake, me zemër të madhe dhe që sonte mund t’i gëzojnë tifozët me fitore.

Nuk ka as çfarë të mendohet e të filozofohet me sistem të lojës, që nga minuta e parë me lojë agresive e ofensive gjithnjë në suazat që e lejojnë rregullat sportive, fitoren do të kemi në xhep.  

Si do të veprojë Bujar Qerimi? Cila do të jetë taktika e lojës së tij apo si do të luajë karshi boshnjakëve, sigurisht do t’i kundërpërgjigjet sistemit të lojë së rivalit.

Nuk ka rëndësi a luhet me 6-0, 5-1  apo 3-2-1, e rëndësishme është të luftohet deri në fund. 

Për të luajtur lojë ofensive dhe agresive për 60 minuta, padyshim se duhet përgatitje shumë e madhe por sonte shpresojmë se përgatitja është përveç me lojë taktike, të sfidojmë rivalin edhe fizikisht.

Sepse boshnjakët nuk janë edhe aq të përgatitur fizikisht, kjo mund të jetë si përparësi e jona për fitore!

A do të luajë Bujar Qerimi në ndonjë rast edhe pa portier, për të futur në situatë të sikletshme Bosnjën?

A do të ketë guximin në këtë rast, kur kihet parasysh se sa të sigurt janë në repartin sulmues që do të bëjnë ndaj rivali?

A kemi lojtar që sonte nga nëntëmetërshi mund të ta fusin në siklet Bosnjën?

Bosnja i frikësohet shumë lojës ofensive dhe agresive veçmas kur rivali ka shtatë lojtarë në fushë dhe pa portier në ndonjë rast të caktuar dhe kur është momenti për të bërë diferencën!

Kosova sonte e ka rastin për fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat