Kosova udhëton për në Bosnje, Qerimi: Do të luftojmë 

Hendboll

Kosova udhëton për në Bosnje, Qerimi: Do të luftojmë 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 10 mars 2023 Në ora: 16:29
Bujar Qerimi

Kombëtarja e Kosovës niset për në Tuzëll, ku të dielën në orën 17.00 do të ndeshet me Bosnjën dhe Hercegovinën, në kuadër të xhiros së katërt të Kampionatit Evropian në hendboll.

Djelmoshat tanë synojnë paraqitje sa më të mirë dhe rezultat pozitiv.

Të mërkurën që e lamë pas, Kosova pësoi humbje në Prishtinë, me rezultat 25:22 nga Bosnja.

Ishte një natë e keqe për Dardanët.

Selektori i kombëtares së Kosovës, Bujar Qerimi, tha se mundësitë janë të hapura dhe do të luftojnë maksimalisht për të marrë më të mirën.

“Shansat janë të hapura sikur në Prishtinë edhe atje. 

Ne shkojmë për rezultat sa më të mirë që është e mundur”, thotë Qerimi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Më tej Qerimi ka deklaruar se i ka pa gabimet në Prishtinë dhe i kanë analizuar për mes video – incizimit: “Gabime i kam pa dhe i kemi analizuar, e jona është mi përmirësuar sepse ato kanë ndodhur nga ngutia në momente vendimtare. Ato i kemi analizuar edhe përmes video – incizimit”. 

Selektori i Dardanëve kërkon maksimumin nga djelmoshat.

“Si çdo herë, do të japim maksimumin. 

E njohim kundërshtarin, nuk na jep të drejtën të themi këtë apo atë kemi më bë, por ne do të luftojmë dy herë nga 30 minuta dhe do të fitojmë një përvojë ndërkombëtare edhe për disa lojtarë të rinj”, ka përfunduar Qerimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat